Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) ka dhuruar për herë të parë dhjetë pompa insulinike për fëmijët me diabet tip 1 në Klinikën Pediatrike dhe Endokrinologjike në QKUK. Donacioni, me vlerë mbi 33,000 euro, përfshin edhe materialet shpenzuese për një vit.
Kjo iniciativë është pjesë e fushatës “Diabeti nuk ndalon ëndrrat”, realizuar me mbështetjen e Korporata Rugove si donator kryesor dhe znj. Burbuqe Pacarada, e cila siguroi fonde përmes nismës së saj unike të skydiving “Deri në Qiell për Nëna dhe Fëmijë”. Gjithashtu, sponsorët e ngjarjes filantropike “Let’s Dance” kontribuan në këtë kauzë.
Drejtoresha Ekzekutive e AMC, Rina Demiri Spahija, theksoi rëndësinë e këtij donacioni, duke nënvizuar nevojën për përfshirjen e pompave të insulinës dhe sensorëve të monitorimit të glukozës në listën esenciale të sistemit shëndetësor publik.
Teksa, një prej përfituesve, Jara Hasolli, u shpreh e lumtur për pajisjen e re:
“Jam një fëmijë shumë aktiv dhe kjo pompë më ndihmon shumë. Faleminderit!”.
Njoftimi i plotë:




