Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AME: Mbi 15 mijë intervenime gjatë vitit 2025, rritje e ndjeshme e zjarreve krahasuar me vitin paraprak

Lajme 24/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë konferencës vjetore për media ka prezantuar aktivitetet, arritjet dhe sfidat për vitin 2025, duke theksuar rritjen e ndjeshme të numrit të intervenimeve, veçanërisht në rastet e zjarreve.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, tha se njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit gjatë vitit 2025 kanë realizuar gjithsej 15 mijë e 137 intervenime, prej të cilave 11 mijë e 466 kanë qenë intervenime në zjarre.

Sipas tij, periudha më e ndjeshme e vitit ka qenë gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, kur janë regjistruar 7 mijë e 91 intervenime në zjarre. Metaj bëri të ditur se gjatë vitit janë realizuar edhe 320 intervenime në raste vërshimesh, 272 intervenime në aksidente, si dhe 2 mijë e 983 intervenime dhe shërbime të ndryshme.

Duke folur për shpërndarjen rajonale të zjarreve, Metaj tha se rajoni i Prishtinës ka qenë më i prekuri me 3 mijë e 669 zjarre, pasuar nga Mitrovica me 2 mijë e 34, Gjilani me 1 mijë e 629, Ferizaj me 1 mijë e 299, Gjakova me 1 mijë e 59, Prizreni me 984 dhe Peja me 792 zjarre.

Ai shtoi se krahasuar me vitin 2024, gjatë vitit 2025 është shënuar rritje e numrit të intervenimeve dhe zjarreve, me afërsisht 2 mijë intervenime dhe rreth 1 mijë zjarre më shumë.

“Numri i intervenimeve, njësitë profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë realizuar gjatë vitit 2025 gjithsej 15 mijë e 137 intervenime. Nga to, 11 mijë e 466 kanë qenë intervenime në zjarre. Periudha më e ndjeshme e këtij viti ka qenë në muajt korrik, gusht dhe shtator, ku kanë qenë 7 mijë e 91 intervenime në zjarre. Kemi pasur 320 intervenime në raste vërshimesh, 272 intervenime në aksidente, 2 mijë e 983 intervenime dhe shërbime të ndryshme. Sa i përket zjarreve, i kemi ndarë edhe në numër sipas regjioneve. Prishtina është regjioni më i prekur nga zjarret, numri i zjarreve ka qenë 3 mijë e 669 zjarre, pason e dyta Mitrovica me 2 mijë e 234 zjarre, Gjilani 1 mijë e 629, Ferizaj 1 mijë e 299, Gjakova me 1 mijë e 59, Prizreni me 984 dhe Peja me 792 zjarre. Nëse e krahasojmë vitin 2024 me vitin 2025, kemi një rritje të numrit të intervenimeve dhe numrit të zjarreve, afërsisht 2 mijë intervenime dhe afër 1 mijë zjarre gjatë vitit 2025”, tha ai.

Metaj theksoi se gjatë vitit janë realizuar edhe një sërë aktivitetesh strategjike, duke përfshirë miratimin e programit të ushtrimeve dhe vlerësimin e gatishmërisë kombëtare, hartimin e pesë kornizave kombëtare në fushën e parandalimit, mbrojtjes, zbutjes, reagimit dhe rimëkëmbjes, si dhe dokumentin për vlerësimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Po ashtu, sipas tij, janë hartuar 15 funksione mbështetëse sipas Planit Kombëtar të Reagimit, plani i performancës dhe është zbatuar plani i veprimit i Strategjisë Shtetërore për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

“Gjatë këtij viti kemi realizuar një sërë aktivitetesh. Pikat kryesore të aktiviteteve, sa i përket dokumentacionit për rritjen e gatishmërisë kombëtare ndaj fatkeqësive natyrore, janë realizuar këto: miratimi i programit të ushtrimeve dhe vlerësimi i gatishmërisë kombëtare, hartimi i pesë kornizave kombëtare në fushën e parandalimit, mbrojtjes, zbutjes, reagimit dhe rimëkëmbjes. Hartimi i dokumentit të vlerësimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, hartimi i 15 funksioneve mbështetëse sipas planit të reagimit kombëtar. Hartimi i planit të performancës, zbatimi i planit të veprimit të strategjisë shtetërore për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera”, tha ai.

Artikulli paraprakPolicia i uron dhe apelon qytetarët për festat e fundvitit: Festoni me zemër, kujdes dhe përgjegjësi
Artikulli i rradhës Policia e Kosovës me dhurata për fëmijët e shtruar në Pediatrinë e Spitalit të Gjakovës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.