Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Amnesty akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gazë

Lajme 18/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e zisë së bukës në këtë territor palestinez.

Izraeli, që ka kufizuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës, vazhdimisht ka mohuar akuzat se qëllimshëm po shkakton uri gjatë luftës 22-mujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në një raport që citon dëshmi të palestinezëve të zhvendosur dhe të stafit mjekësor që ka trajtuar fëmijë të kequshqyer, Amnesty International theksoi se “Izraeli po zhvillon një fushatë të qëllimshme të urisë në Rripin e Gazës të okupuar”.

Amnesty International e akuzoi Izraelin për “shkatërrimin sistematik të shëndetit, mirëqenies dhe strukturës sociale të jetës palestineze”.

“Ky është rezultati i qëllimshëm i planeve dhe politikave që Izraeli ka hartuar dhe zbatuar gjatë 22 muajve të fundit, për të shkaktuar qëllimisht te palestinezët në Gaza kushte jetese, që janë përllogaritur për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik – që është pjesë përbërëse e gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë”, tha Amnesty International.

Raporti bazohet në intervista të kryera në javët e fundit me 19 palestinezë të zhvendosur, që janë të strehuar në kampe të improvizuara, por edhe me dy punonjës shëndetësorë në spitalet në Qytetin e Gazës.

Në një raport të lëshuar javën e kaluar, COAGT e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit – trupi që mbikëqyr çështjet civile në territoret palestineze – hodhi poshtë pretendimet për kequshqyerje në Gazë dhe po ashtu kontestoi shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Në prill, Amnesty International akuzoi Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” ndaj palestinezëve, duke i zhvendosur me forcë palestinezët në Gazë dhe duke krijuar një katastrofë humanitare në territorin e rrethuar, akuza që Izraeli i hodhi poshtë, duke i cilësuar si “gënjeshtra”.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./REL/

Artikulli paraprakDitëve të fundit, Kosova ka luftuar me 57 vatra zjarri, Maqedonia e Veriut me 27 dhe Shqipëria me 34
Artikulli i rradhës A ofron Zvicra mbrojtje specifike për punonjëset shtatzëna?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.