Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ANAK: Çdo fëmijë ka të drejtë për arsim gjithëpërfshirës, zhvillim të plotë dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri

Lajme 02/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rastin e Ditës botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë – ANAK, ka theksuar se fëmijët dhe personat në spektrin e autizmit në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida serioze në qasjen në shërbime cilësore në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale. Identifikimi dhe ndërhyrja e hershme mbeten të pamjaftueshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.

Sipas kësaj organizate, familjet shpesh mbajnë barrën kryesore të kujdesit dhe kostove financiare, duke u përballur me shpenzime të larta dhe mungesë të mbështetjes së qëndrueshme. Në shumë raste, kjo situatë ndikon edhe në jetën profesionale dhe mirëqenien e përgjithshme të prindërve.

Po ashtu, është përmendur se përfshirja në arsim vazhdon të jetë sfiduese për shkak të mungesës së mbështetjes adekuate, përfshirë asistentët dhe stafin e specializuar.

“ANAK thekson se çdo fëmijë ka të drejtë për arsim gjithëpërfshirës, zhvillim të plotë dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri.” – ka rikujtuar kjo organizatë.

ANAK tutje u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin hapa konkretë për të përmirësuar shërbimet, për të rritur mbështetjen për familjet dhe për të avancuar politikat dhe legjislacionin në këtë fushë.

“Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.” – ka përfunduar ANAK

Artikulli paraprakMaqedoni: Deri në 35 përqind e popullsisë vuan nga obeziteti
Artikulli i rradhës Edukimi i vazhdueshëm profesional – çelësi i shërbimit të cilësisë në Riga Pharm

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.