Tre anëtarët e komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, kryesuesja Fatmire Kollçaku (VV), Armend Zemaj (LDK) dhe Haxhi Avdyli (Guxo) janë ndër deputetët që kanë shpenzuar më shumë karburante me buxhet të shtetit.
Listën e të gjithë deputetëve e kryeson Pal Lekaj nga AAK me 870 euro shpenzime për dy muajt e fundit të vitit të kaluar, bëhet e ditur në raportin e Kanal10, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkaq ish-ministri Armend Zemaj dhe anëtari i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, ka shpenzuar 690 euro në emër të shpenzimeve për udhëtimet e tij në Deçan.
Pas tij vjen kryesuesja e Komisionit Fatmire Kollçaku me 660 euro për karburant për udhëtime në Pejë, ndërsa Haxhi Avdyli nga Lista Guxo ka shpenzuar 630 euro për udhëtimet nga Prizreni. /Gazeta Shneta/