Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Antikorrupsioni e konfirmon: Të gjithë mjekët e nivelit dytësor dhe tretësor obligohen të deklarojnë pasurinë

Lajme 13/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia Antikorrupsion e ka konfirmuar për Gazetën Shneta se të gjithë mjekët e licencuar që punojnë në nivelin dytësor dhe tretësor, janë të obliguar që nga 11 shkurti të bëjnë deklarimin e pasurisë.

Agjencia Antikorrupsion i ka thënë Gazetës Shneta se bazuar në ligjin nr. 08/l-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, se përveç mjekëve që ushtrojnë pozita menaxheriale, edhe mjekët tjerë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë.

“Përveç pozitave menaxheriale në sistemin shëndetësorë, të obliguar për te bërë deklarimin e pasurisë janë edhe të gjithë mjekët e licencuar që ushtrojnë veprimtari në institucionet publike në nivelin dytësor dhe tretesor”, kanë deklaruar nga AKK.

AKK ka thënë se deklarimin e pasurisë janë të obliguar ta bëjnë edhe stafi akademik i universiteteve publike që mbajnë titujt profesor.

“Po ashtu, deklarimin e pasurisë  duhet ta bëjnë edhe profesorët e universiteteve publike duke përfshirë: Profesorin asistent, Profesorin e asocuar dhe Profesorin e rregullt”, thuhet në deklaratën e AKK-së.

Afati tridhjetë ditor  i deklarimit të pasurisë për mjekët e institucioneve shëndetësore sekondare dhe terciare, si dhe për profesorët e universiteteve publike fillon me 11 shkurt 2024.

Oda e Mjekëve e quan diskriminim

Kreu i Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një prononcim për Front Online thotë se selektimi i mjekëve për deklarim të pasurisë ngjall dyshime derisa e quan diskriminim.

“Sipas ligjit vetëm mjekët e nivelit terciar e sekondar duhet të deklarojnë pasurinë, dhe jo ata të sektorit primar. Atëherë menjëherë ngritët dyshimi, që po apostrofohen mjekët sekondar e terciar si të korruptuar. Pse jo stomatologët, edhe ata kanë intervenime kirurgjike, pse jo farmacistët të cilët i menaxhojnë barnat e spitaleve, këtu është një shkelje e rëndë kushtetuese të cilat si partitë politike, si komisioni parlamentar ne e kemi ngrit këtë diskriminim, nuk kanë kthyer përgjigje përveç komisionit parlamentar që janë deklaru se na kanë shpëtu prej vëmendjes. Afër 2 mijë mjekë do ta deklarojnë pasurinë”, deklaroi ai për Front Online.

Ai ka thënë që me këtë vendim po tentohet që të denigrohen mjekët.

“Ne që nga fillimi kemi qenë pro, por të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i Kosovës. Një gjë e tillë nuk është bërë, është bërë selektive, shihet fare mirë se është një tendencë e denigrimit të mjekëve, por kjo është një njollë që do ta mbajnë vetë ata”, tha ai për Front Online.

Pakënaqësinë me vendimin për deklarimin e pasurisë vetëm nga mjekët sekondar dhe terciar, Sejdiu thotë që e kanë adresuar edhe te Avokati i Popullit.

Mirëpo ai thotë se nuk kanë kthyer përgjigje, as pa 6 muajve kur edhe është bërë ankesa.

“Zyra ligjore e Avokatit të Popullit na e ka kthy përgjigjen e parë në mënyrën më amatoreske, kinse nuk i kanë shteruar mjetet juridike, kurse ne ia kemi dokumentuar të gjitha mjetet juridike kurse ne ia kemi dokumentuar që të gjitha mjetet juridike i kemi përdorë. Ankesën e kemi bërë para 6 muajve, pastaj për herë të dytë ia kemi dokumentuar edhe një herë dhe nuk kemi marr përgjigje”, tha ai për Front Online.

Rreth dhjetë mijë zyrtarë publikë, nisur nga presidentja, kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave e deri te mijëra zyrtarë të tjerë që kanë pozita udhëheqëse, janë të obliguar të deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Artikulli paraprakVariantet e reja të COVID mund të shkaktojnë dëme më të rënda të mushkërive, zbulojnë kërkimet e reja
Artikulli i rradhës Krejt çka dihet për shpërthimin nga bombola e gazit në Kçiq ku u lënduan 15 persona

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.