Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sërish janë anuluar operacionet në Kirurgji, për shkak të mungesës së medikamentit Fentanyl.
Gjatë ditës së sotme klinikat e kirurgjisë kanë njoftuar pacientët se operacionet do të anulohen ose pezullohen deri në furnizimin e tyre me medikamentin Fentanyl, i cili mundëson që pacienti të mos ndjej dhimbje gjatë intervenimit, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar nga burime se QKUK pritet të furnizohet përkohësisht nga Spitali i Vushtrrisë me këtë medikament.
Kjo është hera e dytë që QKUK brenda pak muajsh përballet me mungesën e këtij medikamenti, që si rezultat ka shkaktuar edhe rënien e programit të operacioneve. /Gazeta Shneta/