Është anuluar konkursi për pozitat e larta drejtuese në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Gazeta ka siguruar vendimin e ud. drejtorit Sadik Fejza, i cili ka anuluar konkursit gjatë ditës së djeshme.
“Anulohet Konkursi i Brendshëm i datës 21.05.2021 i shpallur për pozitat Drejtor Mjekësor, Drejtor i Infermierisë dhe Drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta. Nga pjesëmarrësit në këtë konkurs kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në vendimin e i cili mban datën 26 maj.
Gazeta ka raportuar për këtë konkurs të shpallur më 21 maj nga Fejza, i cili mban pozitën e ushtruesit të detyrës. /Gazeta Shneta/