Inspektorati i Punës ka anuluar përzgjedhjen e drejtorit në Spitalin e Gjakovës nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar.
Në konkursin që është mbajtur në mars të këtij viti, në pozitën e drejtorit ishte përzgjedhur Dr. Sebahudin Bytyqi. Por tani SHSKUK do të detyrohet të rishpallë konkursin, shkruan Gazeta Shneta.
Në konkurs kanë qenë gjashtë kandidatë, tre nga të cilët kishin arritur të kalonin fazën e testit me shkrim.
Pas testit me shkrim dhe intervistës, Bytyqi pati dal i pari me 349 pikë duke lënë prapa Asllanin me 343. Afrim Dervishi ka dal në vendin e tretë me 337 pikë, ndërsa Besart Gashi në vendin e tretë me 312 pikë. Tre kandidatë të tjerë, Valdet Spahija, Arbnore Grezda dhe Hilmi Shala nuk kishin arritur ta kalonin testin me shkrim. /Gazeta Shneta/