Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, 57 vjeçare, po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Ajo është diagnostifikuar me kancer në mushkëri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në repartin intensiv të spitalit Sistina në Shkup.
Që një javë, ajo po trajtohet në këtë spital, ku vetëm një natë qëndrimi kushton 850 euro, transmeton Gazeta Shneta.
Deri më tani, familja ka mbuluar të gjitha shpenzimet, por tashmë kanë nevojë për ndihmën dhe solidaritetin e qytetarëve.
Familja po bën thirrje për ndihmë financiare për të mbuluar shpenzimet e trajtimit. Kontributet mund të dërgohen në llogarinë bankare të bashkëshortit të saj.
Krasniqi ka shërbyer me përkushtim të lartë në Policinë e Kosovës që nga fillimi, plot 25 vite në uniformë. Të gjithë ata që e njohin, e përshkruajnë si një shembull nderi, vullneti dhe profesionalizmi në shërbim të qytetarëve.




