Komisioni Evropian ka autorizuar përdorimin e remdesivir për të trajtuar raste të rënda të COVID-19.
“Ne nuk do të lëmë asnjë gur të paprekur në përpjekjet tona për të siguruar trajtime efikase ose vaksina kundër koronavirusit,” tha Komisionere e Shëndetit në kuadër të BE-së Stella Kyriakides në një deklaratë për shtyp shkruan DW.
Remdesivir është treguar që shpejton shërimin e pacientëve me koronavirus dhe është deri më tani i vetmi bari anti-COVID-19 që ju jepet drita jeshile në BE përcjell Gazeta Shneta.
Autorizimi nga krahu ekzekutiv i BE-së erdhi pasi Agjensia Evropiane e Barnave (EMA), javën e kaluar rekomandoi që bari të aprovohej për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga pneumonia dhe atyre që kërkojnë oksigjen shtesë.
Remdesivir është prodhuar nga kompania biofarmaceutike ‘Gilead Sciences’ (SHBA). /Gazeta Shneta/