Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arben Vitia flet për mundësinë e kthimit në MSH: Planet i kam të tjera

Lajme 06/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili e kishte lënë këtë detyrë që të kandidonte për kryetar të Prishtinës, ka mohur mundësinë e rikthimit në MSh.

Pas dorëheqjes së Rifat Latifit, ishte përmendur si emër potencial Vitia, i cili nga Vetëvendosjes çmohej si ministri më i suksesshëm që e kishte menaxhuar “më së miri në botë” pandeminë. Por, njohës të rrethanave politike kanë ngritur mëdyshje se Kurti e “ka djegur” Vitinë, dhe se nuk i ka ndihmuar ta fitojë garën në Prishtinë.

Paparaci ka kontaktuar me Arben Vitinë, për ta pyetur nëse do të jetë ai personi që do të ulet në kolltukun e tij të dikurshëm.

Ai mohoi se do të jetë ministër i Shëndetësisë teksa nuk kishte informacione se Latifi është dorëhequr.

Nëpërmes telefonit, ish-kandidati për kryetar të Prishtinës theksoi se ka plane të tjera sa i përket jetës politike dhe personale.

“Planet i kam të tjera. Jam në një takim dhe tani po merrem me diçka tjetër”, tha Vitia, i cili mban pozitën e kryetarit të LVV-së në Prishtinës.

Rifat Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të 2021-ës. Në letrën e dorëheqjes që e kanë publikuar mediet, Latifi e njofton kryeministrin Albin Kurti, duke ia bashkangjitur dhe një raport 10-mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

 

Artikulli paraprakKërkohet të inkurajohen nënat për gjidhënie në Kosovë
Artikulli i rradhës Ekspertët nga Kroacia me kritika për shëndetësinë, ish-ministri: Njerëzit vdesin në mungesë të parave për trajtim

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.