Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim, të cilët kërkonin para të sëmurët, ditën e djeshme. Personat mësohen të jenë nga qyteti i Pejës, ndërkaq lajmin për arrestim e ka bërë Policia e Kosovës përmes një raporti.
Të dyshuarve janë konfiskuar disa raporte mjekësore, disa fotografi dhe para, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit janë kapur në flagrancë duke mashtruar qytetarët. Nga të dyshuarit janë konfiskuar disa raporte mjekësore, disa fotografi si dhe para”, thuhet në raport.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com