Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrestohen tre mjekë në Spitalin e Prizrenit pas vdekjes së foshnjës, këta janë emrat

Lajme 28/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tre mjekët Sami Reshitaj, Gazmend Sylejmani dhe Fisnik Sinani në Spitalin e Prizrenit janë arrestuar pas vdekjes së një foshnje.

Sipas raportimit të gazetës “Sinjali”, tre mjekët janë arrestuar pasi një prind e ka denoncuar në Polici vdekjen e foshnjës menjëherë pas lindjes.

Mjekët e arrestuar janë Sami Reshitaj, Gazmend Sylejmani dhe Fisnik Sinani.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

Kujtojmë se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm dhe më pas babai i foshnjës ka njoftuar Policinë, pasi ai dyshon se kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me shefin e repartit të Gjinekologjisë në Prizren, Sabajdin Gjini, por i njëjti ka refuzuar të prononcohet, duke thënë se me rastin tashmë po merren organet e hetuesisë.

“S’muj me dhanë deklarata, se ajo ka ndodh herët në mëngjes. Merret tash Prokuroria. Nuk jam për prononcime. Merret hetuesia, foshnja është çu në obduksion, ekspertizën mjekoligjore, ka kush merret me këtë çështje”, tha Gjini për Sinjalin.

Artikulli paraprakOMK ua shpallë të pavlefshme faksimilet e 16 mjekëve me tituj akademik/shkencor
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.