Policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur babain e tij.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje në Pejë rreth orës 05:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur babain e tij mashkull K/Egjiptian”, njofton Policia në raportin e saj.
Nuk raportohet për të lënduar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rastin Policia po e trajton si sulm.