Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrestohet i dyshuari për kontrabandim të barnave nga Maqedonia e Veriut

Lajme 06/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mbrëmjen e së hënës është arrestuar një person në fshatin Debëlldeh të Vitisë, pasi i njëjti dyshohet për kontrabandim të barnave.

Sipas njoftimi të lëshuar nga Policia e Kosovës, rreth orës 19:40 është pranuar informacion se në këtë fshat janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara, në mesin e tyre njëra dyshohej se kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara të sjella nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale, në ndërkohë që dy automjete të tjera kanë bërë përcjelljen e saj.

“Pas pranimit të kësaj informate njësitë operative nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-taktike me ç’rast janë realizuar prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe në rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë”, thuhet në komunikatën për media.

Si rezultat i veprimeve të marra, bëhet e ditur se njësitë policore kanë arritur që ta ndalojnë automjetin e dyshuar me targa vendore, me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të llojeve të ndryshme (24 lloje të barërave si: Daleron, Xanax, Sintrom 4, Kalcium Karbonat, Dilakor 0.25mg, Andoll 100 mg, Promolut Nor 5mg, Helex 0.25 mg etj.) të cilat janë sjellë në mënyrë ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) të ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar të dërgohet në terminalin doganor”, thuhet tutje në njoftim.

Artikulli paraprak589 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Kjo është se çfarë duhet të bëni për të ulur rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe goditjes në tru

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.