Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Depon Qendrore të Barnave

Lajme 11/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dje janë vjedhur medikamente, karrike e gjësende të tjera në Depon Qendrore të Barnave.

Në njoftim u tha që me datën 07.11.2022, Depon Qendrore të Barnave është vërejtur mungesa e disa karrikeve dhe menjëherë kishte filluar verifikimi i produkteve të barnave, ku është vërejtur mungesa e disa llojeve të tyre.

Menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës. Kjo e fundit ka arritur të arrestojë një të dyshuar deri më tani për këtë rast.

“Lidhur me rastin e vjedhjes së rëndë në një depo në Rr. ‘Driton Hoxha’, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Vjedhja e rende’”, ka konfirmuar për Klankosova Prokuroria Themelore e Kosovës.Po ashtu është thënë se për të dyshuarin është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërkaq, në njoftimin e MSH-së të ditës së djeshme, u tha se gjatë verifikimit në depo, ku është vërejtur mungesë e një sasie të Methadonit sirup, sasi prej 90 copë, ndërsa pas njoftimit të Policisë, dhe në prezencë të tyre, është vërejtur mungesë e sasisë edhe nga produkti Tramadol ampula dhe Morfin ampula.“Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është kontrolluar hapësira e Depos Qendrore të Barnave dhe në fund të Depos është vërejtur se është bërë thyerje e murit nga podrumet e Pallatit të ‘Rilindjes’, ku sigurimi fizik i depos nuk ka qasje”, njoftoi dje MSH-ja.

Artikulli paraprakSpitali i Mitrovicës hapë konkurse për 10 pozita  
Artikulli i rradhës Afrim Tahirit i refuzohet ankesa nga Komisioni: S’kam prit përgjigje tjetër, ata janë të kontrolluar nga drejtoria

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.