Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Shëndetësisë për vitin 2022.
Sipas të dhënave ka rënie të lehtë të rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në 2022, krahasuar me 2021 si dhe rritje e numrit të institucioneve shëndetësore private të licencuara, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas raportit të ASK-së gjatë vitit 2022 të prekur me kancer ishin 3 mijë e 110 raste të reja. Ndërkaq në vitin 2021 numri i rasteve të reja me kancer ishte 3 mijë e 270, e që i bie 160 raste më pak se në vitin paraprak.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 2 095, prej tyre 29 spitale dhe 2 066 institucione të tjera shëndetësore, si: ambulanca, poliklinika, laboratorë, kabinete etj.
Numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 433 prej tyre.





