Që nga dita e sotme, Klinika Infektive II (Mjekësia Sportive) do të jetë e mbyllur.
Kjo për faktin se tashmë në këtë klinikë nuk ndodhet asnjë pacientë i hopsitlaizuar nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), katër pacientët e fundit të kësaj njësie janë transferuar në Klinikën Infektive.
Në anën tjetër, në kuadër të ShSKUK-së po trajtohen 87 pacientë me Covid, prej tyre 48 janë me oksigjeno-terapi dhe katër në mjekim-intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë./Gazeta Shneta/