Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë me miqtë e saj në rrjetin social Facebook historinë e dy grave të fuqishme.
Që të dyja arritën ta mposhtin kancerin e gjirit pasi u diagnostifikuan me kohë, shkruan Gazeta Shneta.
Postimi i plotë i Manastirliu:
Donika ja ka dalë ta mundë sëmundjen. Ja ka dalë sepse ka arritur të diagnostikohet në kohë. Po ashtu edhe dr. Oltiana. Ajo është njëherësh mjeke dhe paciente. Këto gra të forta me historitë e tyre frymëzuese janë shembulli më i mirë i rëndësisë që ka diagnostikimi i hershëm. Në këtë muaj ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit, nuk do të reshtim së thëni e ngulituri fort në mendjen e çdo gruaje, se kanceri i gjirit është një kërcënim real për secilën prej nesh. Por beteja me kancerin e gjirit është një betejë që mund të fitohet! Siç e ka fituar Donika, Oltiana e shumë gra që ja kanë dalë ta mundin sëmundjen #Kontrollohu #MosNeglizho #DiagnostikimiHershëmShpëtonJetë #BashkëJaDalim #MShMS?