Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Auditori konfirmon borxhin rreth 32 milionë Euro të FSSH-së, evidenton parregullsi në Programin për Trajtim jashtë vendit

Lajme 22/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditorit me kërkesë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore përmes Ministrisë së Financave, ka audituar mospërputhshmëritë e detyrimeve financiare ku është konfirmuar borxhi prej afër 32 milionë Euro, prej të cilave afër 29 mln janë detyrime kontingjente. ZKA ka gjetur plot parregullsi në Programin për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Publike

Borxhe milionëshe dhe parregullësi të shumta janë evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Programin për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Publike, shkruan Gazeta Shneta.

Këto gjetje janë pasqyruar në një raport të auditimit i cili është kryer me kërkesë të vet FSSH-së vitin e kaluar, përmes Ministrisë së Financave për shkak të mospërputhshmërisë së detyrimeve financiare.

“FSSH në pasqyrat financiare të vitit 2022 ka shpalosur detyrime totale në vlerë prej 31,838,863€ nga të cilat 2,855,510€ ishin detyrime financiare, ndërsa 28,983,353€ prej tyre ishin detyrime kontigjente. Në vlerën e detyrimeve kontigjente ishin përfshirë detyrimet 26,268,807€ që rrjedhin nga fletë zotimet e lëshuara nga programi për TMJIShP, detyrimet 2,527,631€ nga lëndët e rregullta që janë në pritje për shqyrtim nga Bordi Ekzekutiv për TMJIShP dhe detyrimet 186,915€ nga paditë gjyqësore”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Auditori ka gjetur mbi 4.3 milionë Euro fatura të pacientëve të cilët janë trajtuar përmes fletzotimeve të lëshuara për rastet emergjente, të cilat nuk ishin evidentuar fare në regjistrat e detyrimeve të papaguara.

“Nga 150 mostrat e testuara të fletëzotimeve të lëshuara për rastet emergjente në vlerë prej 11,175,261€, kemi vërejtur se në 80 mostra, FSSH nuk i kishte evidentuar në regjistrat e detyrimeve të papaguara faturat e pranuara në vlerë 4,308,262€ të pacientëve që kishin përfunduar trajtimet shëndetësore dhe kishin sjellë raportet mjekësore e financiare, ashtu siç kërkohet me rregullën financiare”, thuhet në raportin e ZKA-së.

ZKA ka gjetur se FSSH e kishte mbivlerësuar regjistrin e detyrimeve kontigjente me 505,900 Euro, prej të cilave 265,900 kishin qenë detyrime të papaguara ndërsa 240 mijë veçse ishin paguar. Ndërkaq 128 mijë e 321 detyrime kontigjente nga viti 2020 nuk ishin përfshirë fare.

ZKA tutje ka ripërsëritur se pacientët në 33 raste nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit të subvencionuar nga FSSH të cilat kapin vlerën prej 446,429 Euro.

ZKA në këtë raport poashtu ka evidentuar se që nga viti 2020, 44 pajisje të IT-së (monitor dhe kompjuter) me vlerë 33,496 Euro nuk ishin funksionalizuar fare. Këto pajisje ishin blerë në vitin 2019 duke u bazuar në numrin e stafit të aprovuar me buxhetin e atij viti. Atë kohë ishin planifikuar 98 të punësuar ndërsa një vit më vonë numri ishte reduktuar në 52.

Në këtë raport është përfshirë edhe një letër konfirmim i nënshkruar vetëm nga z.v.drejtori i FSSH-së Bujar Kaçuri, i cili konfirmon se e ka pranuar raportin e ZKA-së dhe se pajtohet me gjetjet dhe rekomandimet.

ZKA ka filluar edhe një auditim tjetër për performancën e FSSH-së dhe Programit për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Publike ku do të përfshihet edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar. Ky auditim do të bëhet nga viti 2019 deri në vitin 2023.

Kujtojmë se Bordi i FSSH-së i kryesuar nga zv.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku vitin e kaluar e ka shkarkuar ish-drejtorin Fatmir Plakiqi. Ky i fundit kishte ardhur në krye të FSSH-së në fund të vitit 2017 i emëruar nga ish-ministri Uran Ismaili, ndërsa ishte zgjedhur drejtor nga Bordi në vitin 2018. Atë kohë ky Bord udhëhiqej nga Sekretari i MSH-së Naim Bardiqi.

Gazeta Shneta vitin e kaluar ka raportuar për një rast të dyshuar për fryrje të faturës nga një spital në Turqi për trajtimin e një 10-vjeçare.

Pacientja fatkeqësisht nuk i mbijetoi sëmundjes së leukemisë akute dhe nuk arriti të kryente tranplantin e palcës kockore në spitalin ‘Medical Park’ në Turqi. Prindi e kishte njoftuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore më datën 11.06.2021 se vajza ka vdekur dhe nuk ka arritur t’i nënshtrohej intervenimit për tranplant. Pas njoftimit të prindit, lënda u dërgua në rishqyrtim tek Bordi Ekzekutiv i cili e reduktoi shumën në 49 mijë euro më 14.07.2021, nga 138 mijë euro sa ishte në fillim. Por në fakt FSSH e kishte kryer pagesën e plotë më 28.06.2021, rreth dy javë pas njoftimit të prindit se vajza ka ndërruar jetë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Ferizajt hap konkurs për 3 teknikë Bachelor të Radiologjisë
Artikulli i rradhës Test / Ngjyra e syve zbulon shumë për personalitetin tuaj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.