Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Auditori: QKUK dhe Spitali i Mitrovicës paguan mbi 70 mijë euro pa raporte për servisim

Lajme 19/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Auditori ka gjetur se QKUK dhe Spitali i Mitrovicës kanë paguar të njëjtën kompani për servisim mbi 70 mijë euro pa raporte të cilat do të dokumentonin punën e kryer nga kompania. QKUK deklaron se këto pagesa janë arsyetuar në draft-komentet për ZKA-në

Zyra Kombëtare e Auditorit ka publikuar raportin për SHSKUK-në për vitin e kaluar. Raporti ka evidentuar shkelje në pagesat për servisimin e pajisjeve në QKUK dhe Spitalin e Mitrovicës me të njëjtë kompani. Në raport është theksuar çështja e kontratës kornizë “Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjekësore të anestezionit” në vlerë 455,894€.

ZKA në këtë kontratë ka vërejtur se “në dy pagesa në vlerë prej 75,064€ raportet e punës së servisimit nuk e arsyetonin shumën totale të pagesave. Auditimi ynë ka rezultuar me faktin se nga shuma prej 75,064€ raportet e punës për servisim arsyetonin vetëm shumën prej 14,784€, ndërsa vlera 63,883€, nuk ishte e dokumentuar me raporte që tregon se është kryer servisimi”, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërkaq njëjtë kishte vepruar edhe Spitali i Mitrovicës në kontratën “Mirëmbajtja dhe servisimi i aparateve mjekësore të anestezionit” me po të njëjtin operator me vlerë prej 113,931€.

“Testimi i një pagesë në vlerë prej 15,381€ për servisim të pajisjeve mjekësore ka rezultuar me faktin se raportet e punës për servisim nga Operatori i angazhuar për servisim nuk e mbulonin shumën totale të pagesës. Raportet e punës për servisim mbulonin vetëm shumën prej 8,401€ gjersa pjesa prej 6,980€, nuk ishte e dokumentuar me raporte që tregon se është kryer servisimi”, thuhet në raport.

Sipas raportit, kompania kishte faturuar shërbimet e saj në mënyrë lineare çdo tre muaj, e jo bazuar në raportet e punës që kishte kryer. Këto pagesa ishin kryer si rezultat i kontrolleve të dobëta në menaxhimin e kontratës dhe certifikimin e lëndëve.

ZKA ka tërhequr vërejtjen se rreziku i nënshkrimit të raporteve për pranimin e shërbimeve nga menaxheri kontratës, për shërbimet e pa kryera nga ana e kontraktorit ka shkaktuar dëmtimin e buxhetit të ministrisë prej 70,863€, si dhe mos përfitimin e vlerës për para.

ZKA ka rekomanduar Bordin Drejtues dhe Drejtorin e Përgjithshëm “që të marr masa të menjëhershme për shqyrtimin e këtij rasti dhe të siguroj se të gjitha pagesat për servisim të pajisjeve mjekësore për të cilat nuk janë pranuar shërbimet, të kërkoj nga operatori që t’i kthej mjetet në buxhetin e ShSKUK. Gjithashtu, duhet të forcohen masat e përgjegjësisë që menaxherët e kontratave të mos nënshkruajnë asnjë raport pranimi, para se shërbimet të jenë kryer”.

Por nga SHSKUK thonë se këto pagesa janë arsyetuar në draft-komentet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“Poashtu, pagesat i kanë arsyetuar QKUK dhe Spitali i Mitrovicës. Me datë 06.05.2019, drejtori i përgjithshëm ka bërë urdhëresë për të gjitha njësitë, ku është kërkuar që mos të bëhet asnjë pagesë nga institucionet shëndetësore pjesë e SHSKUK pa raportin e komisioneve pranuese. Poashtu, është kërkuar të bëhet planfikim më i mirë  i procedurave të prokurimit dhe menaxhimi i kontratave të bëhet në harmoni me ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

ZKA edhe në raportin e vitit 2017 pati gjetur parregullësi në menaxhimin e kontratave në SHSKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDoni të hiqni dorë nga një zakon i keq? Gjëja më e keqe është të përpiqeni të mos mendoni për të
Artikulli i rradhës Si ta nxitni lindjen natyrale përmes vaginës me disa ushtrime të lehta

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.