Zyra Kombëtare e Auditimit – ZKA ka gjetur mangesë në dy tenderët e Shëbimit Spitalor Klinik Universitar.
Sipas raportit të ZKA-së Autoriteti Kontraktues në këtë rast ShSKUK ka shpërblyer me kontratë Operatorin Ekonomik të papërgjegjshëm.
Në procedurën e prokurimit “Shërbime Funerali për COVID-19” në vlerë 158 mijë euro Zyra e Auditimit ka gjetur se nga nëntë kompanitë që ishin ofertuar, dy kompanitë, “Funerali” dhe “Ngushëllimi” janë palë të ndërlidhura.
Duke u bazuar në dokumentacionet ZKA vlerëson se pronari i kompanisë “Ngushëllimi” ka aksione edhe në kompaninë “Funerali”, i njejti poashtu mbanë pozitën e drejtorit menaxherial në të dy kompanitë.
“Përkundër kësaj ShSKUK ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Funerali”, e cila sipas kërkesave ligjore do të duhej te vlerësohej si e pa përgjegjshme”, thuhet në raportin financiar vjetor të ZKA-së.
Ofertimi me dy kompani në një aktivitet prokurimi është në kundërshtim me ligjin.
Përveç kësaj ZKA ka gjetur parregullsi edhe në dosjen e tenderit “Furnizimi me Sterelizator Plazma me Material përcjellës harxhues” në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
Në tenderin në vlerë 44 mijë e 224 euro në kuadër të kapacierteve ekonomike ishin kërkuar qarkullimi financiarë në vlerë prej 120 mijë euro për tri vitet e fundit, pas kësaj kërkesë Operatori Ekonomik kishte vertetuar një mbulim të shumës së kërkuar mirëpo nuk tregohej periudha kohore e mbuluar.
ZKA rekomandon se Bordi Drejtues së bashku me Drejtorin e Përgjithshmë dhe Drejtorin e Spitalit të Peërgjithshëm të Gjilanit se vlerësimi i tenderëve duhet të bëhet në pajtim të plotë me kriteret e kërkuara e të përcaktuara në dosjen e tenderit.
ZKA gjithashtu ka gjetur parregullsi edhe në shpenzimet financiare në ShSKUK. /Gazeta Shneta/