Së shpejti fillon muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit e në kuadër të këtij muaji komuna e Prishtinës do të fillojë me qarkullimin e autobusit të ngjyrosur rozë duke filluar nga sot.
Autobusi i ngjyrosur rozë sot fillon qarkullimin nga ora 11:00, e në të cilin do të ofrohet shërbim i mamografisë falas, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit nga komuna e Prishtinës mamografia fala do ttë ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”
“Ju lutemi nëna, motra, gra, sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç bëjeni mamografinë, është falas dhe mund ta bëni në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet “Qafa”, “Dardania” dhe “Veternik”. Kontrolli mund të shpëtojë jetë”, thuhet në njoftimin e komunës.





