Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka nisur sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse.
Ky veprim, sipas AUV-së, vjen pas vendimit të Gjykatës Komerciale dhe bëhet për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të respektuar standardet ndërkombëtare të cilësisë.
“Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë.
Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, shkruhet në komunikatën për media.




