Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV merr vendim: Vendosen ndalesa të importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre që kanë origjinën nga Sllovakia

Lajme 24/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të bëjë ndalesë të të importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre që kanë origjinën nga Sllovakia.

Kjo pas shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

‘’Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar informata se në Shtetin e Hungarisë ka shpërthyer sëmundja e kafshëve ‘’Afta Epizootike’’. Sipas njoftimit zyrtar në sistemin e lajmërimit të sëmundjeve ADIS – Animals Diseases Information Sistem të BE-së, në shtetin e Sllovakisë respektivisht në zonën kufitare me Hungarinë, kemi shpërthimin e sëmundjes ‘’Afta Epizootike – FMD’’ . Andaj bazuar ne Kodin Terrestial të shëndetit të kafshëve, kapitulli 8.8 te ËOAH-se, Ligjin e Shëndetit të kafshëve të BE dhe Ligjin e Veterinarisë 21/2004, vendoset masa e ndalesës së importit të kafshëve (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre nga i gjithë shteti i Sllovakisë’’, thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se Afta Epizootike është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë.

“Prek kafshët dythundrake dhe shkakton dëme ekonomike të mëdha. Nga kjo sëmundjet infektive preken kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (drerin, kaprollin) dhe derrat. Shenjat klinike të sëmundjes: ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen në cipën mukoze së gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndërmjet thundrave. Sëmundja e Aftës Epizootike nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, ka karakter ekonomik në prodhim dhe ndalim të tregtisë”, thuhet më tutje në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj.

Artikulli paraprakQyteti zviceran i lejon mjekët të përshkruajnë vizita falas në muze si terapi arti
Artikulli i rradhës A është shqetësuese gjendja me rastet e fruthit në Kosovë?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.