Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV ndalon përkohësisht importin e qumështit për foshnje Aptamil

Lajme 12/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova ka ndaluar përkohësisht importin e qumështit për foshnje “Aptamil” dhe me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ky produkt do të tërhiqet nga tregu.

Kjo për shkak të dyshimeve që qumështit për foshnje “Aptamil” në disa vendet e BE-së ka praninë të mundshme të toksinës Cereulide në këtë produkt.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinion se ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të importit të të gjitha llojeve të qumështit të përpunuar për foshnje “APTAMIL” në Kosovë. Ky vendim është bazuar në njoftimet e shpeshta të pranuara nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), sipas të cilave disa vende të BE-së, përfshirë Kosovën, po përballen me situatën që ka të bëjë me praninë e mundshme të toksinës Cereulide në këtë produkt.Përmes njoftimeve të publikuara gjatë ditëve të fundit janë dhënë sqarime të plota lidhur me produktin për fëmijë APTAMIL, përfshirë edhe informacionin se cilat lloje të këtij produkti nuk mund të përdoren. Prandaj qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim, pasi për sasinë e cila është futur me herët në Kosovë masat janë ndërmarrë në kohë dhe në mënyrë parandaluese.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në koordinim me operatorët ekonomikë, ka realizuar tërheqjen nga tregu të produktit të paralajmëruar. Ndërkohë, inspektorët e AUV-së janë në terren dhe po vazhdojnë me gjurmueshmërinë e plotë, me qëllim verifikimin nëse ka mbetur ndonjë njësi e produkteve te paralajmëruar si të papërdorshme.Të gjitha veprimet e ndërmarra më parë por edhe ky vendim kanë prioritet mbrojtjen maksimale të shëndetit të foshnjave dhe konsumatorëve, ndërsa situata po menaxhohet me përgjegjësi të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.Njoftohen të gjithë operatorët ekonomikë që veprojnë në Republikën e Kosovës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi nga sot, datë 11.02.2026 dhe zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejmë.

Artikulli paraprak16 kandidatët e LVV-së që do të bëhen deputetë në vend të ministrave
Artikulli i rradhës Falë një zbulimi të fundit, mund të marrë fund paraliza tek njerëzit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.