Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV: Rezultatet laboratorike do të përcaktojnë shkakun e rasteve të raportuara

Lajme 15/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka intensifikuar kontrollet zyrtare pas rasteve të raportuara për dyshime të helmimit të qytetarëve në Prishtinë dhe Han të Elezit.

Sipas njoftimit të AUV-së, inspektorët veterinarë kanë zhvilluar kontrolle emergjente në të dy lokacionet, duke inspektuar kushtet higjieno-sanitare, procedurat e vetëkontrollit të operatorëve, dokumentacionin, gjurmueshmërinë e produkteve dhe lëndëve të para, si dhe duke marrë mostra për analiza laboratorike mikrobiologjike.

Në Prishtinë janë marrë mostra të sosit të bardhë, qumështit dhe vezëve, ndërsa në Han të Elezit është marrë mostër e majonezës nga objekti i shërbimit. Mostrat janë dërguar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa mostra e vezëve është dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në përputhje me procedurat zyrtare.

AUV bëri të ditur se analizat laboratorike janë ende në proces. Pas përfundimit të tyre dhe shqyrtimit të të gjitha provave të mbledhura gjatë kontrolleve, agjencia do të publikojë raportin përfundimtar. Nëse konstatohen shkelje të legjislacionit ose rrezik për shëndetin publik, do të ndërmerren masa administrative dhe ligjore ndaj operatorëve përgjegjës.

Agjencia rikujtoi se përgjegjësia kryesore për sigurinë ushqimore u takon operatorëve të biznesit ushqimor, të cilët janë të obliguar të respektojnë kushtet ligjore, të vendosin në treg vetëm produkte të sigurta, të zbatojnë sistemet e vetëkontrollit, të garantojnë gjurmueshmërinë e produkteve dhe të sigurojnë etiketim të rregullt.

Po ashtu, AUV theksoi rëndësinë e respektimit të kushteve të ruajtjes së ushqimeve dhe zinxhirit të ftohjes, veçanërisht gjatë temperaturave të larta të verës, kur rritet rreziku i prishjes së produkteve ushqimore.

Agjencia u bëri thirrje edhe qytetarëve që gjatë blerjes të kontrollojnë etiketimin, afatin e përdorimit dhe kushtet e ruajtjes së produkteve, si dhe t’i transportojnë e ruajnë ato sipas udhëzimeve të prodhuesit.

Sipas AUV-së, kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa çdo shkelje e kërkesave ligjore do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Artikulli paraprakBakteret “e mira” të zorrëve mund të paralajmërojnë rrezikun për diabet vite para diagnozës
Artikulli i rradhës Ballazhi: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Ju sugjerojmë

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

15/07/2026 Lajme

Ballazhi: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

15/07/2026 Lajme

Maji, lindjet në Kosovë numri rritet për 3% krahasuar me prillin

15/07/2026 Lajme

Pas raportimeve për helmim, Sach Pizza: IKSHPK nuk evidentoi Salmonella në mostrat ushqimore të analizuara

15/07/2026 Lajme

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

15/07/2026 Lajme

Helmimi i dyshuar në Han të Elezit, pesë pacientë trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së

15/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.