Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Avdyli jep ide si të dilet nga greva, godet kirurgët dembelë: Pagesë për performancë

Lajme 05/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i LDK-së, neurokirurgu Haxhi Avdyli, ka dhënë ide se si të dilet nga greva e cila aktualisht po mbahet nga klinikat e bllokut kirurgjik në QKUK. Ai ka thënë se përveç ligjit të pagave duhet të krijohet edhe fondi për performancë me anë të të cilit kirurgët që punojnë më shumë të mos paguhen njëjtë sikurse ata që punojnë më pak

Avdyli ka thënë se greva e kirurgëve është me kërkesa legjitime, por thotë se në të njëjtën kohë ka dëmtuar edhe pacientët. “Grevat janë përkrah nga ne për shkak të kërkesave legjitime por mendoj se kanë dëmtuar edhe pacientët. Interesat e grevistëve janë legjitime, në disa raste janë të adresuara ndërsa në disa raste jo. Ligji për paga është bërë në mënyrë jotransparente dhe ka shkaktuar pabarazi”, ka thënë mjeku deputet.

Fajin për këtë ai ia ka lënë Qeverisë për të cilën thotë se ia rriti pagat vetes, rrjedhimisht edhe sektorit të gjyqësisë e prokurorisë, çka shkaktoi pakënaqësi tek sektorët tjerë.

“Mendoj se në momente të caktuara nuk kanë pas zgjidhje tjetër për t’i adresuar kërkesat e tyre përveç grevës, sepse mjekët specialistë janë njerëzit më të shkolluar dhe kanë një shkollim shumë të gjatë, por në të njëjtën kohë edhe një përgjegjësi të madhe profesionale sepse nga dora e kirurgët varet jeta e njeriut”, ka shtuar Avdyli.

Ai ka dhënë edhe një ide se si mund të dilet nga kjo situatë. Sipas Avdylit, institucionet mund të krijojnë një fond të performancës me anë të të cilit kirurgët që punojnë më shumë nuk do të paguheshin njëjtë sikurse ata që punojnë më pak.

“Një rrogë bazë dhe një fond për performancë do t’i mbulonte këto pakënaqësi. Ka kirurg që punojnë më shumë që janë të nivelit shumë të lartë por edhe të nivelit të ulët. Ka mjek që punojnë më shumë që janë më të aftë dhe që kanë më shumë pacientë”, ka deklaruar Avdyli.

Kujtojmë se Gazeta Shneta ka raportuar për performancën e kirurgëve të QKUK-së. Vet Avdyli ka kryer vetëm një operacion gjatë vitit 2018, por i njëjti me marrjen e pozitës së deputetit, atë të specialistit e ka të ngrirë dhe nuk paguhet.

Ndërsa në klinikat tjera sikurse në Kirurgjinë Abdominale dhe Klinikën e Syve, dominojnë dembelët me më pak se 50 operacione për 12 muaj, derisa kolegë të tyre kanë nga 200 deri në 600 operacione për një vit. /Gazeta Shneta/

Intervista e plotë për Gazeten Observer:

Artikulli paraprakNëntë muaj pasi u bënë prindër, Atena dhe Eno Popi postojnë fotot e vajzës
Artikulli i rradhës Hani këto ushqime nëse keni grupin e gjakut B

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.