Avokati Besnik Berisha, i cili mbron njërin nga zyrtarët policorë, Endrit Beqirin, tha se e dyshohet që i ndjeri, Agon Zejnullahu ka pasur së paku tri gjakderdhje.
Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ngulfatje nga Policia.
“Por dyshohet që ka pasur edhe gjakderdhje celebrale. Po ta them këtë ty këtu, unë ta them ekskluzivisht, trupin e tij ke tri gjakderdhje konstatune, gjakderdhje cerebrale, pulmonare, kardiake. Unë po ta them ty këtu, a kam informacion a po qes fall le të mbetet në emision”, ka thënë ai “Frontal” të T7.



