Avokati i Spitalit “Sirona”, Besnik Berisha, ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë duke deklaruar se ky institucion nuk e ka asnjë dëshmitare për dhurimin e qelizave në këtë spital.
Berisha i ka thënë KTV-së dje se ekzistojnë dokumentet për dy dhurues të spermës të cilët dihet se kush janë dhe të cilët i janë nënshtruar të gjitha procedurave të parapara me ligj dhe udhëzim administrativ.
“As edhe një ankesë e vetme e pacientëve kundër spitalit nuk ka qenë. Prokuroria ka vetëm një procesverbal të Inspektoratit Shëndetësor ku konstatohen disa lëshime teknike që lidhet me mbajtjen e evidencave, deklaratave paraprake dhe si rezultat i kësaj Prokuroria konstaton se e kanë ‘kapur’ krimin”, ka thënë Berisha.
Kujtojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor kanë bastisur dhe inspektuar tri klinika private të cilat ofrojnë shërbimin e frytnimit të asistuar mjekësor ku u arrestuan disa persona.
Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë të KTV-së: