Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Azizi i nis vizitat në klinika nga Gjinekologjia e cila udhëhiqet nga ish-kundër kandidati i tij për drejtor

Lajme 14/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i ri i SHSKUK-së Elvir Azizi ka filluar vizitat në klinikat e QKUK-së.

Drejtori i ri i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Aizi, ka filluar me vizita në klinikat e QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.

SHSKUK ka njoftuar se Azizi sot e ka vizituar klinikën e Gjinekologjisë, e cila udhëhiqet nga drejtori Zef Ndrejaj, njëherit ish-kundër kandidat i Azizit për pozitën e drejtorit të SHSKUK-së.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, arsyeja e vizitës ishte punimet që po bëhen për renovime në këtë klinikë.

“Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ka vizituar Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ku nga afër ka parë punën që po bëhet për rinovimin e disa reparteve dhe krijimin e shërbimeve të reja shëndetësore”, thuhet në njoftim.

“Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë, bashkë me disa nga shefat e reparteve, e njoftoi drejtorin se po bëhet punë e mirë me rinovimin e disa reparteve, krahas punës për zgjerimin  me shërbime të reja që pritet të nisin në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Bashkë me Azizin në këtë vizitë kanë qenë edhe drejtori i Shërbimeve të Përbashkëta Teknike-Administrative Mentor Zejnullahu, si dhe Zana Hoxha e cila është këshilltare e angazhuar nga Kabineti i Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBakteret e zorrëve mund të rrisin grumbullimin e pllakave në arteriet e zemrës
Artikulli i rradhës Ushqimet më të mira kundër të nxehtit të verës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.