Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Azizi thotë se disa specialistë në spitale po “refuzojnë të kujdestarojnë si internista”

Lajme 30/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Elvir Azizi drejtor i SHSKUK-së ka thënë sot se disa specialistë në spitalet e përgjithshme po refuzojnë të mbajnë kujdestari në cilësinë e internistave.

Azizi këtë deklaratë e ka dhënë në mbledhjen e Bordit Drejtues në pikën e rendit të ditës për punësimin e mjekëve specialistë e cila u propozua nga anëtari Dr. Ismet Ramadani, shkruan Gazeta Shneta.

Ramadani tha se ka mjaft mjekë specialistë të pa punë, e ndërkohë që disa spitale vuajnë nga mungesa e tyre.

“Ka mjaft mjek specialistë të pa punë që po presin. Ka disa mjekë endokrinolog të pa punë, kurse në SP Vushtrri punon vetëm një endokrinologe. Këta mjekë munden me u punësu në spitalet e përgjithshme”, ka deklaruar Ramadani.

Azizi tha se është në dijeni për kërkesat e spitaleve të përgjithshme për punësimin e mjekëve, pasi sipas tij këto lista i ka kërkuar drejtori mjekësor i SHSKUK-së.

Por ai ka thënë se ekziston një telashe me disa mjekë specialistë të cilët po refuzojnë të mbajnë kujdestari në cilësinë e internistave.

“Mjekë gastro dhe endokrinolog nuk dojnë me kujdestaru si internista. Na mungon një përshkrim i detyrave për këta specialista”, ka deklaruar Azizi.

Ndër të tjera Azizi ka thënë se për vitin e ardhshëm do të ndahet një vijë buxhetore në vlerë 1 milion Euro për trajnimin e mjekëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAzizi: Nuk do të ketë vlerësim të performancës për drejtora, do të hapen konkurse
Artikulli i rradhës Ozempic mund të mbrojë nga sëmundjet e veshkave njerëzit obezë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.