Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Babai në Fushë Kosovë e dërgon në strehimore vajzën me nevoja të veçanta: Merruni me të, s’kujdesem më

Lajme 19/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familjet kosovare. Ato përballen me dhunë fizike e psikike qoftë nga bashkëshortët, baballarët apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë po dyshohet se ka ndodhur të enjten në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali. 

Ajo që e bën këtë rast edhe më të trishtë është se viktima është një 33-vjeçare me nevoja të veçanta, ndërsa i dyshuar është babai i saj. 

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se mëngjesin e djeshëm, i dyshuari e ka dërguar të bijën në Qendrën për Punë Sociale, duke hequr dorë nga kujdesi ndaj saj. 

Siç mëson Sinjali, babai i dyshuar gjatë komunikimit që ka pasur me zyrtarët e strehimores ka thënë se ka vendosur që të mos përkujdeset për vajzën, duke iu thënë “merruni ju me të”. 

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin, ndërsa viktima është dërguar te familjarët e saj. 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”. 

Artikulli paraprakShkatërrimi i Gazës do të çojë në një brez të humbur të fëmijëve, thotë zyrtari i OKB-së
Artikulli i rradhës Evropa po përballet me ringjalljen e fruthit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.