Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Babai nuk u lejua të kujdeset për vajzën e tij gjatë natës në Pediatrinë e QKUK-së

Lajme 17/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një baba nuk u lejua të qëndroj me vajzën e tij të sëmurë në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK. Ardian Gola ka rrëfyer ngjarjen në një postim në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar se si është munduar të argumentoj me infermieren dhe sigurimin e klinikës për t’ia lejuar të qëndroj në dhomë me vajzën e tij.

Infermierja dhe sigurimi i kanë thënë se nuk mund ta lejojnë për shkak se në një dhomë qëndrojnë nga 2-3 fëmijë dhe bashkë me fëmijët tjerë qëndrojnë nënat e tyre, prandaj ky si prind burrë nuk mund të rrijë në një dhomë me të tjerë prind gra.

“Kjo eshte pune per femra, ato u japin gji, s’ke cka lype ti ne te njejten dhome me to. Ato dojne me u shtri ne dyshek, nuk munden ner sy tondin”. I them se femija im nuk eshte n’gji dhe se s’mund te jete interes i imi gjiri i nje nene qe e ushqen femijen e saj me gji, aq me teper qe nderkohe vajza ime eshte me temperature 40 grade”, ka shkruar Gola ndër të tjera në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Baballare, femijet nuk jane vec kenaqesi, por edhe pergjegjesi! S’ka ndarje me thike te roleve gjinore kur behet llaf perkujdesi ndaj femijeve! QKUK nuk eshte institucion qe menaxhon me xhelozite bashkeshortore. Nese jeni xheloze, ekzistojne adresat perkatese ku mund te trajtoheni, megjithese nuk jam i sigurt qe keni me u sheru.

Tek une vazhdon rrefimi i njejte ne Pediatrine e QKUK-se. Dua t’i kudestaroj naten femijes tim 2 vjecar, ndersa infermieret me kthejne, kuptohet plot habi, se me ligj vec nanat munden me ndejt me femijen. Ia kthej, per hir te argumentit, se nuk e ka nanen. Me pyesin se ku e ka. I pergjigjem: “s’o pune per ty”. Habia i kthehet ne nervoze dhe kembengulje. “A e ke dikend tjeter?” me pyet. I them, “kush po te duhet?”. Me thote, “kushdo, vec femer duhet me qene”. Ia kthej, “qe une jam prindi i vajzes”. “S’bon mashkull”, ma pret. “Pse ka rendesi gjinia, ma shume se statusi?”, ia kthej dhe vazhdoj “a s’po te majfton qe une jam prindi i femijes?”. Fillon me bllaqite, “kjo eshte pune per femra, ato u japin gji, s’ke cka lype ti ne te njejten dhome me to. Ato dojne me u shtri ne dyshek, nuk munden ner sy tondin”. I them se femija im nuk eshte n’gji dhe se s’mund te jete interes i imi gjiri i nje nene qe e ushqen femijen e saj me gji, aq me teper qe nderkohe vajza ime eshte me temperature 40 grade.

Sigurimi nderhyn, “po na shqiptare jemi bre burre, a e din qysh reagojne burrat ketu me i pa burrat e huej ne nje dhome me grate e tyre?”. I them, e di. Infermieret vazhdojne me argumente, tash ne terrenin fetar, dhe me thone “a e din se ketu ka edhe femra me shamia dhe ato e as burrat e tyre nuk duan qe ne dhome me to me qene ndonje burre i huaj”.

Iu pergjigjem: “e di si reagojne burrat shqiptare. Edhe fetaret. Por ju ashiqare s’pasket problem me mua, por me ata. Une jam ne cilesine e prindit te vajzes sime ketu. Nese per ata eshte e papranueshme qe une me qene me nje dhome me disa prinder tjere, te cilet qellojne te jene grate e tyre, atehere le te urdherojne, si une, si baballare te femijeve te tyre, le te vijne dhe te kujdestarojne. QKUK nuk eshte institucion qe menaxhon me xhelozite bashkeshortore”. “Aiii, le bre burre”, ma kthejne zyrtaret e sigurimit per t’i dhene vulen infermiret “na qeshtu e kemi, qe don shko ankohu te shefi i repartit”.

Jam interesuar. Nuk ka ligj per keso budallaki. Duket se eshte vendim arbitrar ne nivel te repartit dhe se ashiqarshem eshte shprehje e pavetedijshme e mendesise patriarkale. Nuk e mohoj mundesine qe ketij vendimi ka mundur t’i paraprije ndonje pervoje e hidhur, e shkaktuar nga ndonje bashibuzuk qe eshte n’gjendje me e ndeze konfliktin e dynjase vec pse gjiri i bashkeshortes, aty ku i fillon dhe i perfundon nderi dhe morali i tij, ekspozohet ne publik ne njeren nga proceset me te shenjta te jetes, ate te gjidhenies.

Te kuptohemi, une i kuptoj shume mire situaten dhe bindjet e thelle-rrenjosura maskuline dhe patriarkale. Nuk pres nga keta njerez qe me u sjelle sikur ne metropolet evropiane. Per me teper, as nuk i gjykoj. Jane bindjet e tyre. Mirepo, vendimet publike dhe politikat shteterore nuk do te duhej te kishin konsiderata te ketij niveli per mendesite e bunkerizuara patriarkale. E, po ashtu, nuk do te duhej te operonin ne baze te konsideratave kulturore. Si ka mundesi qe ne emer te respektimit te emocionit te xhelozise se nje burri dhe parandalimit te ndonje konflikti, t’i shkelet e drejta elementare e nje prindi t’i kujdestaroje femijes se tij?! Si ka mundesi qe ne emer te respektimit te fese se dikujt, t’i shkelet e drejta elementare e nje prindi t’i kujdestaroje femijes se tij?! Me keso politika defanzive, shteti jo vec qe s’kontribuon ne emancipim social, por edhe behet pre e fanatizmave te ndryshem kulturore.

Artikulli paraprakTop 5 mënyra të lehta për ta përmirësuar shëndetin gjatë verës 2019
Artikulli i rradhës Familja e Unik Statovcit do t’i dhurojë paratë e mbetura për fëmijë të tjerë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.