Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Babai raporton vdekjen e foshnjës në Gjinekologji, Ndrejaj jep sqarime për rastin

Lajme 01/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dje është raportuar në Polici vdekja e një foshnje pas lindjes.

Babai i foshnjës ka denoncuar rastin në Polici, ku është ankuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës, Zef Ndrejaj, për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe i njëjti tha se vdekja e foshnjës ka ndodhur brenda në mitër.

Sipas tij, mund të jetë si shkak i ndonjë anomalie apo arsye tjetër.

“Vdekja  e frytit ka ndodhë brenda në mitër. Ka shkaqe të shumta, mundet ndonjë anomali e frytit apo ndonjë arsye tjetër. Rasti është duke u shqyrtuar”, tha Ndrejaj për Sinjalin.

Ndryshe, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’. /GazetaSinjali/

Artikulli paraprakAlban Olluri emërohet ud. i drejtorit të Kirurgjisë Maksillofaciale
Artikulli i rradhës Ilaçi Mounjaro më efektive për humbje peshe sesa Ozempic

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.