Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Baballarët e Kosovës’, projekt që bën vetëdijësimin e burrave në kujdesin për fëmijët

Lajme 13/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ndër synimet e projektit “Angazhimi i Burrave në Atësi” është që t’i vetëdijësojnë burrat në kujdesin e fëmijëve, përkatësisht në një baba ideal, i cili njëkohësisht bën edhe balancin e barazisë gjinore.

Kadri Gashi nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarët thotë se projekti paraqet praktikat më të mira në çift, pozitivizmin në prindërim dhe marrëdhënie të shëndetshme, duke mënjanuar dhunën ndaj fëmijëve dhe grave

“Ideja e kësaj iniciative ka rrjedhë me qëllim të promovimit të barazisë në çift, prindërinë pozitive dhe marrëdhënie të shëndetshme përmes parandalimit të dhunës dhe rritjes së fëmijëve mbi idenë e barazisë”, tha Gashi.

Sipas tij, aktivitetet e projektit përfshijnë diskutime me prindër, arsimtarë, studentë, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe trajnerë të sporteve të ndryshme, ndikimi i të cilëve luan një rol të veçantë në ndërtimin e personalitetit.

“Ky projekt u ka mundësuar shumë burrave e grave të ofrojnë përfshirje më të madhe të baballarëve në lindje dhe kujdesin ndaj fëmijës, ka rritur vetëdijesimin e baballarëve dhe nënave dhe efikasitetin në përkujdesje të përbashkët. Të gjithë personazhet e përfshirë në projekt kanë qenë baballarë me profesione të ndryshme”, tha ai.

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë si organizatë jo qeveritare ka marrë iniciativën që të publikojë edhe librin “Baballarët e Kosovës” dhe të krijojë një ekspozitë, në mënyrë që roli i baballarëve aktiv të promovohet më tutje.

Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë, Bujar Fejzullahu, tha për KALLXO.com se në një familje të shëndoshë duhet angazhim nga të dy prindërit.

Ai tha se Projekti është duke u implementuar nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë PEN dhe i mbështetur nga Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Shëndet dhe të Drejtat Riprodhuese në Kosovë, CARE International në Ballkan, Agjencioni Austriak për Bashkëpunim (ADC) dhe OAK Foundation.

Artikulli paraprakFaza nëpër të cilat kalon trupi i gruas pas abortit, ja kur duhet të paraqiteni tek mjekët
Artikulli i rradhës A po e pëlqen Adelina Ismaili fazën e të qenit nënë? Ja çfarë thotë ajo

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.