Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Baftiu për Lenjanin: Ju hoqën dhe eliminuan padrejtësisht nga menaxhimi i Emergjencës

Lajme 26/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-drejtori i Klinikës së Anestezionit Prof. Nehat Baftiu, ka shkruar një dedikim për drejtorin në dorëheqje të Klinikës Emergjente Prof. Basri Lenjanin.

Baftiu ka thënë se Lenjani ka punuar me humanizëm, ndershmëri dhe profesionalizëm në fushën e emergjencave mjekësore, shkruan Gazeta Shneta.

“Ju vutë themelet e zhvillimit të emergjencës mjekësore në nivel kombëtar, falë jush, sot spitalet e Kosovës e kanë zhvilluar emergjencën mjekësore”, ka shkruar Baftiu.

Baftiu ka thënë se Lenjani u hoq padrejtësisht nga menaxhimi i klinikës, ku për gati 20 vjet dha kontribut.

“Juve ju hoqen dhe eleminuan padrejtësisht nga menaxhimi i Klinikës Emergjente, ku për gati 20 vjet dhatë shumë kontribut, por asnjëherë nuk mundën dhe nuk do të mundën të ju kontestojnë kontributin, punën, arsimimin dhe përkushtimin që tregoni”, ka shkruar Baftiu.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Për mikun tim, Prof.Basri Lenjani

Në momentet që u njohëm vërejta tek ju

ndjenjën e humanitetit, ndershëmrisë, por mbi të gjitha profesionalizmit në fushën e emergjencave mjekësore dhe njohurive të përgjithshme në mjekësi.

Nise punën si i ri, por me plot vullnet dhe entuziazëm për të shtyrë para proceset.

Me punë, angazhim dhe përkushtim arritët të ngrisni nivelin e emergjencave mjekësore, duke kontribuar në edukimin e brezave të tërë ne fushën e emergjencave dhe reanimimit.

Ju vutë themelet e zhvillimit të emergjencës mjekësore në nivel kombëtar, falë jush, sot spitalet e Kosovës e kanë zhvilluar emergjencën mjekësore.

Trajnuat me qindra  mjekë dhe infermierë për emergjenca mjekësore.

Ishit dhe jeni mentor i shumë mjekëve gjatë specializimit, poshtu ndatë dhe vazhdoni të ndani diturinë për studentë.

Jeni shembull se si, me punë e më shumë sakrificë, rezultatet arrihen.

Juve ju hoqen dhe eleminuan padrejtësisht nga menaxhimi i Klinikës Emergjente, ku për gati 20 vjet dhatë shumë kontribut, por asnjëherë nuk mundën dhe nuk do të mundën të ju kontestojnë kontributin, punën, arsimimin dhe përkushtimin që tregoni.

I nderuar mik, prof. Lenjani, mbani kryet lartë, vazhdoni të kontribuoni në zhvillimin e mjekësisë, sepse juve nuk do të mund të ju ndalë askush.

Ditë të mira do të vijnë dhe padyshim edhe kontributi do të vlerësohet.

Uroj të keni shëndet të plotë dhe të vazhdoni  suksesshmëm rrugëtimin tuaj.

Sinqerisht

Prof. Assoc. Dr. Nehat Baftiu

Artikulli paraprakSulmohet një autobus me nxënës në Deçan, dyshohet për tre viktima
Artikulli i rradhës Ekzaminimet e rëndësishme gjatë shtatzënisë – tremujori i parë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.