Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak minuta më parë.
Një fëmijë që luante lojën ‘Balena blu’, dyshohet se ka tentuar që ti japë fund jetës, si pasojë e kësaj loje të rrezikshme.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Pavarësia’ në Kamëz të Shqipërisë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe 2 zjarrëfikëse.
Kanë qenë familjarët e 12-vjeçarit që kanë kërkuar ndihmën e policisë, kur kanë parë djalin e tyre që ishte ngjitur në katin e 7 të pallatit.