Ballina e gazetës zvicerane me mesazhin e kardiologut shqiptar Dr. Florim Cuculi

2021-08-28 në ora 11:03

Gazeta zvicerane ‘Blick’ i ka kushtuar sot ballinën kryesore kardiologut shqiptar Dr. Florim Cuculi, për të përcjellë mesazhin e tij për vaksinim.

Cuculi është vendosur në ballinën kryesore të gazetës ‘Blick’ me mesazhin drejtuar bashkëatdhetarëve por edhe qytetarëve tjerë në Zvicër, për t’u vaksinuar.

“Ju lutem vaksinohuni”, është titulli kryesor në gjuhën shqipe, i përcjellë edhe nga gjuha serbe, italiane, portugeze dhe të tjera.

Mediat në Zvicër janë duke promovuar vaksinimin tek komuniteti shqiptar përmes mjekëve të njohur. Gjatë ditës së djeshme është publikuar edhe një intervistë në gjuhën shqipe e kardiokirurgut të njohur Dr. Omer Xhemali. /Gazeta Shneta/