Qytetarët vullnet mirë e kanë bërë me shtëpi të re familjen e vogëlushit të sëmurë nga Prizreni, Hamdi Lika.
Kështu ka njoftuar mjeku Hasan Simnica nga “Edar Medical” i cili ka qenë iniciator dhe ndihmues për ndërtimin e shtëpisë, shkruan Gazeta Shneta.
“Hamdi e gëzofsh për mote shtëpinë tuaj. Askujt tjetër faleminderit pos zotëri Bedri Hasani që e ndërtove një tempull të shejtë për Hamdinë. Kurse të gjithë donatorëve prë shumat në të holla nëpërmjet bankes, doktor nga Gjermania, Zvicra, Italia, Suedia, Norvegjia, Anglia, faleminderit. Faleminderit edhe Dr. Sanije Sekiraqa”, ka shkruar Simnica.
Hamdia i vogël vuan nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ka nevoj të marr oksigjen gjatë gjithë kohës. /Gazeta Shneta/