Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë sot e ka mbyllur mandatin e dytë në këtë pozitë. Ai ka organizuar tryezë dhe koktej rasti për të arriturat e tij.
Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi sot e ka mbyllur mandatin e dytë të tij në këtë pozitë, shkruan Gazeta Shneta.
Bardiqi për përfundimin e mandatit e ka organizuar një tryezë dhe koktej rasti për të prezantuar të arriturat e tij.
Hapja e kësaj tryeze është bërë me prezantimin e biografisë së tij nga shefja e zyrës për media të MSh-së Gjylferije Zabeli, e më pas fjalë rasti ka mbajtur edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.
Në këtë tryezë ka marr pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde.
Tryeza është duke vazhduar edhe në këto momente.
Bardiqi ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2018 nga ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së Uran Ismaili.
Më pas ai u shkarkuar nga ish-ministri nga radhët e LDK-së Armend Zemaj në vitin 2020. Një vit më vonë Bardiqi u rikthye sërish me rikthimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit në Qeverinë Kurti 2.
Bardiqi vitin e kaluar ka mbajtur edhe pozitën e kryesuesit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. /Gazeta Shneta/





