Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi ka folur në një intervistë për Ligjin e Çmimit të barnave dhe zbatimin e vendimit të ministrit për Listën e barnave.
Bardiqi ka thënë se kanë pasur sfida duke e pas parasyshë se fusha e barnave dhe çmimit të tyre më parë nuk ka qenë e rregulluar, transmeton Gazeta Shneta.
“Çdo herë kur rregullohet një fushë që më parë ka qenë e parregulluar, atëherë haset në sfida. Aty ku ligji nuk i ka sanksionuar është e vështirë të luftohen. Problematika e barnave është e njëjtë gjithandej sepse është një fuqi qindra miliona euroeshe. Hisdearët bëjnë një rezistencë të madhe”, ka thënë Bardiqi në një intervistë për TV Arbëria.
Ai ka thënë se kanë pasur presione, por asnjëherë nuk është tunduar.
“Asnjëherë nuk kam pas tundim, por presionet janë. Me kohë nuk i përceptoj më kërcënimet, por vetëm si presion. Vendimet në përgjithësi, ligji për çmimet e barnave ia lë ministrit, mirëpo administrata e ka përsipër pjesën administrative, komisionin e ankesave i cili e bën punën e shkëlqyeshme”, ka thënë Bardiqi.
Sekretari i MSh-së ka deklaruar se disa ende nuk e kanë kuptuar se ligji nuk ka kthim mbrapa.
“Disa akoma nuk e kanë kuptu dhe vazhdojnë të jenë lobues anti ligjit të çmimeve, por MSh është e vendosur sepse ky është një nga ligjet më të mira për shëndetësinë dhe nuk do të ketë kthim mbrapa”, ka deklaruar ai. /Gazeta Shneta/




