Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bardiqi: U kërcënova nga operatorët ekonomikë, në vend se të merrja mirënjohje, më shkarkuan

Lajme 11/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Naim Bardiqi në një konferencë për media bashkë me Dr. Arben Vitija. Të dy njihen për raportin e shkëlqyeshëm që patën muaj më parë në MSH
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka deklaruar se ka pasur kërcënime nga operatorët ekonomikë, por jo edhe nga politika. Për këtë ai theksoi se ka paraqitur rastin në organet kompetente dhe se dje është telefonuar nga prokurori i shtetit për këtë çështje, i cili është pyetur nëse është i kërcënuar.

Naim Bardiqi ka dëshmuar para komisionit të martën në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Bardiqi tha se gjatë kohës sa ka qenë sekretar i MSH-së, ka pasur edhe kërcënime nga operatorët ekonomikë.

Kryetarja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila, e ka pyetur ish-sekretarin e MSH-së nëse ka pasur presion nga kushdo, në periudhën e furnizimeve gjatë kohës së emergjencës shëndetësore.

“A keni pasur çfarë do presioni ose çfarë do insistimi nga cilado palë, nga cili do nivel, brenda apo jashtë ministrisë, për kontrata apo për furnitorë të caktuar gjatë periudhës kur keni trajtuar furnizime në kohë të emergjencës shëndetësore?”, e ka pyetur Kusari-Lila.

Bardiqi është përgjigjur se nuk ka pasur presion politik, por presion nga operatorët ekonomikë.

“Nuk kam pasur ndonjë presion politikë, për sa i përket procedurave të prokurorimit. Jam i prirë që të respektoj rregullat dhe procedurat dhe asnjëherë as vet nuk përzihem më tepër sesa që mi ka dhënë ligji në cilësi të sekretarit të përgjithshëm. Presioni ka qenë nga operatorët ekonomikë, shkresa me dhjetëra që besa edhe të kërcënimeve. Sepse gjatë kohës së pandemisë unë kam besuar në politikën e udhëzimit administrative për caktimin e çmimit të barnave dhe kam mbajtur takim me komisionin, për faktin se gjatë pandemisë kemi pasur abuzime të çmimeve nga ana e operatorëve ekonomikë”, u shpreh ai.

Për këtë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka pyetur Bardiqin nëse ka raportuar këto kërcënime në organet kompetente. Ky i fundit tha se ka lajmëruar këtë raste dhe se të hënën është kontaktuar edhe nga prokurori i shtetit.

“Unë jam i prirë që të gjitha korrespodencave elektronike t’u përgjigjem. Operatorëve ekonomikë iu jam përgjigjur gjithherë me transparencë, duke pasur në dijeni edhe të tjerët. Kërcënimi që nuk e perceptoj më tutje si kërcënim dhe nuk e lajmëroj në organe kompetente. Kam pasur një kërcënim që i kam lajmëruar organet kompetente, dje më ka thirrur prokurori i shtetit për këtë çështje dhe më ka pyetur a ndjehem i kërcënuar. Unë e di që policia veç ka filluar investigimet menjëherë pas lajmërimit. Prokurori më ka thirrur dje dhe më tha a ndjehesh i kërcënuar, i thash jo” ka deklaruar Bardiqi.

Bardiqi tha se ka pasur raste kur operatorët ekonomikë e kanë telefonuar dhe i kanë thënë se ka tejkaluar ligjet dhe se do ta lajmërojnë në polici.

Ndër tjera, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë tha se në vend se të pranojë një mirënjohje për punën që ka bërë gjatë kësaj kohe, ai është shkarkuar dhe po raporton si dëshmitar në këtë komision hetimor. /Gazeta Sinjali/

Artikulli paraprakSimptomat që gjinekologët thonë se asnjëherë nuk duhet t’i injoroni
Artikulli i rradhës Ndërron jetë stomatologu nga Peja

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.