Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnat anti-Covid që i administrohen Presidentit Trump, janë ende në faza të testimit, thonë ekspertët

Lajme 03/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

As remdesivir (antiviral) dhe as REGN-COV2 (përmban antitrupa të dyfishtë monoklonalë) nuk kanë përfunduar hulumtimet klinike në shkallë të gjerë, thonë shkencëtarët britanikë.

Ata u shprehën se ende mungon prova përfundimtare se dy ilaçet anti-Covid të dhëna tek Donald Trump janë klinikisht të efektshme shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Shneta.

Ndër të tjera, studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se të dy ilaçet – remdesivir dhe REGN-COV2 – duhet të kryejnë ende provat e rastësishme në shkallë të gjerë, të nevojshme për të demonstruar plotësisht aftësinë e tyre për të luftuar Covid-19 tek pacientët.

“Nëse Presidenti Trump bëhet më mirë, ne ende nuk do ta dimë nëse ato ilaçe luajtën një rol në rimëkëmbjen e tij apo jo. Ato mund të kenë qenë mjaft të rëndësishëm ose nuk kanë luajtur aspak rolin e duhur”, tha profesori Martin Landray i Universitetit të Oksfordit.

Në të kundërt, Britania ka miratuar një politikë të drejtimit të provave të verbra, të rastësishme për të provuar efikasitetin e ilaçeve përmes programit të testimit ‘Recovery’ – themeluar nga Profesorët Landray dhe Peter Horby, gjithashtu i Universitetit të Oksfordit.

Ata krahasuan përgjigjjet e pacientëve që marrin një trajtim me atyre që u jepet placebo (forma farmaceutike pa substancë aktive).

Në këtë mënyrë, shkencëtarët britanikë identifikuan efektivitetin e deksametasonit, një steroid i lirë, në trajtimin e Covidit ndërsa demonstruan padobishmërinë e hidroksiklorokinës, medikamentit shumë të njohur e të përfolur në fillesa të pandemisë në mundësinë e trajtimit të Covid-19. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakSëmundja e mëngjesit tregon se mund të keni një shtatzani më të shëndetshme
Artikulli i rradhës Ulja e normave të vdekjes nga Covid, ndërsa kemi numër në rritje të infeksioneve me SARS-CoV-2, përgjigjen shkencëtarët

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.