Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnatoret në kryeqytet shesin morfinë me afat të skaduar, pacientët pa zgjidhje

Lajme 19/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk përbën habi që disa barna të mos gjenden në stokun e klinikave e QKUK-së.

Një tjetër ankesë se kësaj radhe po mungon morfina në Klinikën e Onkologjisë ka arritur në redaksinë e Dukagjinit e këtë, pacientët po detyrohen ta sigurojnë në barnatore private.

Por në këto të fundit, jo sipas standardeve.

“E kam prindin qe 1 vjet me kancer në pankreas, qe disa muaj i jap morfinë injeksion për dhimbje se ka dhimbje ekstreme vetëm morfina e qetëson për 4-5 orë. Në Onkologji s’ka që së paku dy muaj, i kam ble rregullisht e qe 1 javë s’po kom as ku blej ma, 2-3 barnatore që kanë licencë për narkotikë ju kanë mbet morfinat me afat të skaduar e qashtu po i shesin. Më kanë thënë që pa i shit këto s’mundemi mu furnizu me tjera, dmth për në Kosovë kam mbet pa zgjidhje për me ia ndal dhimbjet prindit”, ka thënë ankuesi – familjar i një pacienti në Klinikën e Onkologjisë

Fotot e dërguara në redaksi tregojnë se morfina, e blerë me 3 shtator në barnatoren “Melisa” në Ulpianë – Prishtinë, ka qenë me afat të skaduar që daton në gusht të këtij viti.

Shumica e udhëzimeve të OBSH dhe organizatave të kujdesit shëndetësor theksojnë se barnat e skaduara nuk duhet të përdoren.

Televizioni ka kontaktuar edhe me pronarin e barnatores por ai ka pasur një arsyetim joprofesional, gjoja se i njëjti mund të përdoret edhe pas skadimit të afatit.

“Jam i autorizuar për këto. Deri në fund të gushtit kam pas, po menoj janë hargju. S’kam pas morfinë. Ka mundësi e ka marrë dikush, por nuk është rrezik për shëndet…Ai me vetëdije i ka marrë. Po pas datës 28 -30 gusht s’kam pas. Mas datës 30 nuk kam pas. Nuk e di, ndoshta ka kërkuar kuponin mandej ka harru me marrë, se në fund të gushtit s’kam pas morfinë”, u shpreh Rexhep Hasani, pronar i barnatores “Melisa”.

Televizioni është interesuar të marrë përgjigje në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe e njëjta, ka deklaruar se të gjitha barnat, përfshirë edhe barnat narkotike duhet të përdoren brenda afatit të skadencës.

Mes të tjerash, AKPM ka theksuar se në kryeqytet janë 11 barnatore të licencuara për shitjen e këtij narkotiku dhe se detajet mbi rastet e kësaj natyre, mund të merren tek Inspektorati në kuadër të MSH-së.

“Inspektorati Farmaceutik, bazuar në planifikimin vjetor, ka paraparë edhe inspektimet e subjekteve të cilat janë pajisur me liçencë për operim me narkotikë.

Deri më tani, Inspektorati Farmaceutik gjatë inspektimeve të kryera sipas planit nuk ka hasur që të dispenzohen produkte narkotike me afat të skaduar. Po ashtu, sipas të dhënave që posedohen në databazën e Inspektoratit Farmaceutik, nuk është pranuar asnjë ankesë lidhur me dispenzimin e produkteve narkotike me afat të skaduar.

“Nga fillimi i këtij viti deri më 31.08.2025 janë realizuar 1,667 inspektime në sektorin privat dhe publik, ndërsa shkelje janë konstatuar në 291 inspektime, ku janë marrë masa ndëshkuese sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thanë nga Inspektorati Farmaceutik – Ministria e Shëndetësisë

Inspektorati ka deklaruar se nuk disponon një sistem elektronik për regjistrimin dhe monitorimin e barnave të kontrolluara në barnatore./RTV Dukagjini

Artikulli paraprakOKB propozon mbylljen e UNAIDS në vitin 2026, ndërsa shkurtimet e fondeve ndikojnë negativisht
Artikulli i rradhës Apple përdorë inteligjencën artificiale për të zbuluar funksionin e ri të njoftimit për hipertension në Apple Watch

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.