Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bashkëshortja e Bajqinovcit përzgjidhet kryeinfermiere e repartit të Patologjisë në Gjinekologji

Lajme 16/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci nuk do të jetë më infermiere e thjeshtë në SHSKUK. Ajo tash e tutje do të jetë shefe. Konkretisht shefe e infermiereve të një reparti.

Sevime Kamberi-Bajqinovci është përzgjedhur kryeinfermiere në repartin e Patologjisë në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë, raportin Gazeta Insajderi.

Për të kuptuar nëse drejt avancimit të saj nga mamie në kryeinfermiere ka ndikuar bashkëshorti i saj, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga ky i fundit.

I njëjti, fillimisht ia ka hapur telefonin redaksisë duke kërkuar që pyetjet t’i përcjellën me shkrim. Pyetjet, janë dërguar por deri në këto momente nuk kemi pranuar përgjigje.

Përzgjedhjen e Sevime Kamberi-Bajqinovcit në krye të repartit të Patologjisë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar drejtori i Klinikë së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj. Derisa e vlerësoi Kamberi-Bajqinovcin si kandidaten më të mirë për këtë pozitë.

“Kandidatja të cilën e cekni ju (Sevime Kamberi-Bajqinovci) në testin të cilit ju ka nënshtruar ka treguar sukses shumë të mirë dhe ka plotësuar kushtet më shumë në krahasim me kandidatët tjera për t’u përzgjedhur”, tha Ndrejaj.

Drejtori shtoi se për pozitën të cilën ka kandiduar bashkëshortja e Bajqinovcit, nuk ka asnjë ankesë.

“Ne atë pozitë ku ka kandiduar ajo nuk ka asnjë ankese apo vërejtje nga kandidatët tjerë”, u shpreh ai.

Sipas tij, janë përzgjedhur kandidatët të cilët kanë treguar njohuri më të larta  dhe të mjaftueshme në testin me shkrim dhe intervistën me gojë.

Sevime Kamberi-Bajqinovci është vlerësuar me 59.5 pikë në testin me shkrim dhe 25.1 pikë në intervistën me gojë, në total gjithsej 84.6 pikë.

Në konkursin e hapur me 23 mars për Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK janë përzgjedhur edhe shefat për 10 reparte. /Insajderi

Artikulli paraprakMendonte se kishte gurë në veshkë, zbuloi se ishte duke lindur
Artikulli i rradhës Si ta kuptoni që jeni anemikë?

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.