Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE e shqetësuar për rastet misterioze të hepatitit tek fëmijët

Lajme 28/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e sëmundjeve infektive e Bashkimit Evropian, njoftoi se rastet e rënda të pashpjegueshme të hepatitit te fëmijët e vegjël ishin “një ngjarje shqetësuese e shëndetit publik”.

Shifrat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), tregojnë se 191 raste të hepatitit janë regjistruar në mbarë botën që nga fundi i marsit, shumica e tyre në Evropë, me disa që shkaktojnë dështim të mëlçisë dhe kërkim të transplantit të organit, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Rreziku për fëmijët evropianë nuk mund të vlerësohet me saktësi pasi provat për transmetimin midis njerëzve ishin të paqarta dhe rastet në Bashkimin Evropian ishin “sporadike me një tendencë të paqartë”.

Por duke pasur parasysh shkaqet e panjohura të sëmundjes dhe ashpërsinë e mundshme të sëmundjes së shkaktuar, ECDC tha se shpërthimi “përbën një ngjarje shqetësuese të shëndetit publik”.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Rritja e rasteve të hepatitit filloi në Skoci më 31 mars dhe më shumë se 100 nga 191 rastet e regjistruara deri më tani ishin në Britani.

Infeksione të mëtejshme janë regjistruar në 12 vende të tjera evropiane, SHBA, Izrael dhe Japoni.

Të paktën një fëmijë ka vdekur nga sëmundja misterioze deri më tani, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shumica e fëmijëve të infektuar ishin nën 10 vjeç dhe prej tyre kishte dhe nën moshën pesë vjeç.

Këtu vlen të theksohet se asnjë prej tyre nuk kishte ndonjë gjendje të tjetër shëndetësore.

Agjencia, rekomandoi përmirësimin e praktikave të mbikëqyrjes dhe higjienës për të ndaluar përhapjen e rasteve. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPërmasat dhe gjatësia e barkut në shtatzëni, çfarë konsiderohet të jetë normale me matjet
Artikulli i rradhës Si të trajtoni alergjitë gjatë procesit nëntë mujor të shtatzënisë sipas burimeve mjekësore

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.