Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE miraton vaksinën e re dy herë në vit për parandalimin e HIV-it

Lajme 26/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht një injeksion të ri për parandalimin e HIV-it, që administrohet vetëm dy herë në vit. Ky ilaç, i quajtur lenacapavir dhe i njohur në treg si Yeytuo, pritet të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj parandalimit të virusit në Evropë.

Ky vendim erdhi një muaj pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rekomandoi miratimin e medikamentit, i cili tashmë është cilësuar si një nga përparimet më të mëdha mjekësore të vitit 2024.

Në studimet klinike, lenacapavir rezultoi 100% efektiv në parandalimin e HIV-it, duke u konsideruar si një hap i madh drejt reduktimit të rasteve të reja, veçanërisht tek të rinjtë dhe adoleshentët, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Deri më tani, parandalimi i HIV-it është mbështetur kryesisht në pilula ditore (PrEP), por me këtë zhvillim, pacientët do të kenë një opsion më të thjeshtë dhe afatgjatë.

“Miratimi i shpejtë nga Komisioni Evropian tregon potencialin transformues të këtij trajtimi në adresimin e nevojës urgjente për parandalimin e HIV-it në Evropë,” tha Dr. Dietmar Berger, zyrtar i lartë mjekësor në kompaninë farmaceutike Gilead Sciences.

Risia vjen në një kohë kur rastet e HIV-it janë në rritje. Vetëm në vitin 2023, mbi 24,700 raste të reja u regjistruan në BE, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji – një rritje prej 11.8% krahasuar me një vit më parë.

Ilaçi tashmë është miratuar edhe nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe është rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kompania Gilead po kërkon gjithashtu miratimin e tij në vende si Australia, Brazili, Kanadaja, Afrika e Jugut dhe Zvicra, ndërsa planifikon ta zgjerojë në Amerikën Latine.

Për më tepër, Gilead ka rënë dakord që të lejojë prodhimin e versioneve gjenerike të ilaçit në 120 vende me të ardhura të ulëta dhe me shkallë të lartë të HIV-it, megjithëse mbetet e paqartë se sa gjerësisht do të jetë i disponueshëm pas reduktimit të fondeve nga SHBA, dikur donatori kryesor global për shëndetin publik.

Sipas të dhënave të fundit, HIV prek rreth 40.8 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa vetëm vitin e kaluar rreth 630 mijë persona humbën jetën nga sëmundjet e lidhura me AIDS-in.

Artikulli paraprakStudim: Valët e të nxehtit përshpejtojnë plakjen biologjike
Artikulli i rradhës Osmani mirëpret hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.