Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE paralajmëron rritje rekorde të sëmundjeve nga mushkonjat

Lajme 21/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet shëndetësore në Evropë kanë paralajmëruar se këtë verë po shënohen “shpërthime rekord” të sëmundjeve të përhapura nga mushkonjat, si virusi i Nilit Perëndimor dhe chikungunya.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), sezoni i mushkonjave në kontinent po bëhet gjithnjë e më i gjatë dhe më intensiv për shkak të rritjes së temperaturave, dimrave më të butë dhe ndryshimeve në modelet e reshjeve. Këto kushte krijojnë mjedisin ideal për shumimin e mushkonjave dhe përhapjen e viruseve, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Shkencëtarët paralajmërojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike, këto sëmundje mund të bëhen endemike në Evropë. Drejtoresha e ECDC-së, Pamela Rendi-Wagner, tha se:

“Evropa po hyn në një fazë të re, ku transmetimi më i gjatë, më i përhapur dhe më intensiv i sëmundjeve të përhapura nga mushkonjat po kthehet në normalitet të ri.”

Vetëm në vitin 2025 janë regjistruar 27 shpërthime të chikungunyas, një rekord i ri për kontinentin. Po ashtu, janë raportuar 335 raste të virusit të Nilit Perëndimor, numri më i lartë në tre vitet e fundit. Infeksionet pritet të vazhdojnë të rriten gjatë muajve korrik–shtator.

Sipas Dr. Céline Gossner nga ECDC, më shumë njerëz në Evropë do të jenë të rrezikuar në të ardhmen nëse nuk merren masa.

Virusi i Nilit Perëndimor shpesh nuk shkakton simptoma, por në raste të rënda mund të çojë në encefalit (inflamacion i trurit) ose meningjit (inflamacion i cipave mbrojtëse të trurit dhe palcës kurrizore).

Chikungunya mund të shkaktojë ethe, të përziera, dhimbje koke, lodhje, skuqje të lëkurës, dhimbje muskujsh dhe ënjtje të kyçeve. Këto dhimbje shpesh janë të forta dhe afatgjata.

Aktualisht nuk ekzistojnë trajtime specifike për këto sëmundje. Dy vaksina për chikungunya janë miratuar në BE, por nuk ka vaksinë për virusin e Nilit Perëndimor. Për këtë arsye, parandalimi është thelbësor. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStatuti i SHSKUK-së në kundërshtim me Kushtetuten, Gjykata i kërkon Qeverisë ta ndryshojë
Artikulli i rradhës Kivi i gjelbër merr miratimin e parë në BE për shëndetin e zorrëve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.